TAKIM I PËRBASHKËT I SEKTORIT TË BIZNESIT DHE OJQ-VE LOKALE NGA SHKUPI

03 Gusht 2016 – OEMVP në bashkëpunim me Fondacionin Albiz në një tavolinë të përbashkët sot në Shkup realizoi takim mes sektorit të biznesit dhe OJQ – të lokale nga Shkupi, për të diskutuar rreth mundësive për bashkëpunim në mes këtyre dy sektorëve, në kuadër të projektit  “Qëndrueshmëria financiare e OJQ-ve në bashkëpunim me sektorin e biznesit”, i financuar nga Bashkimi Evropian.

Qëllimi i këtij takimi ishte që të dy sektorët të njihen në mes vete si dhe të diskutojnë rreth mundësive për bashkëpunim me njëri tjetrit për të arritur qëllimet e tyre. Të dyja palët u shprehën se ekziston mungesë e informimit për bashkëpunime të tilla mes këtyre dy sektorëve, po ashtu ekziston mungesë e informacionit mbi ligjin për donacione dhe sponzorime.

Nga sektori i biznesit u shprehën se OJQ –të gjatë prezantimit të projekteve të tyre duhet të jenë  më të qartë në lidhje me qëllimin të cilin duan t’a arrijnë nëpërmjet projekteve të tyre, njëherësh kërkuan nga OJQ-të informata kthyese për rezultatet e arritura nga projektet, në mënyrë që ta rrisin kredibilitetin për projektet e ardhëshme të cilat do prezantohen para tyre.

Në këte takim u theksua se ekziston mungesa e bashkëpunimit të ndërsjelltë mes palëve, mirëpo ky projekt paraqet një mundësit të mire që kjo situatë dukshëm të përmirësohet, duke rezultuar mundësi e bashkëpunimi mes tyre duke kontribuar pozitivisht  në zhvillimin shoqërore.

 

Takimi i fundit në kuadër të këtij aktiviteti do të mbahet me datë 05 Gusht (e Premte), 2016, me fillim në ora 14:00 në hotel Drim, Strugë.

 

12478

Comments are closed.