Realizohet takimi me Ambasadën e Republikës Popullore të Kinës, OEMVP avancon edhe më tej shërbimet për anëtarësinë.

Drejtori ekzekutiv me anëtarin e Këshillit drejtues mirëpritën në takim përfaqësues nga Ambasada e Republikës Popullore të Kinës.

Qëllimi i takimit ishte shprehja e interesave nga të dy palët për të thelluar edhe më shumë partneritetin për përkrahje ndaj biznesit dhe ekonomisë në përgjithësi.

Në këtë takim u shpalosën edhe mundësitë të cilat Ambasada e Kinës i ofron në inercion të avansimit të shërbimeve të OEMVP-së, të tilla si pjesëmarrja në panaire të ndryshme ekonomike dhe biznesore, por gjithashtu edhe duke hapur mundësi bashkëpunimi mes anëtarësisë tonë dhe të investitorëve të cilët vijnë nga Republika popullore e Kinës, kështu duke hapur mundësi të reja partneriteti dhe zhvillimi për anëtarët tanë.

Ndër të tjera, temë diskutimi ishte edhe energjetika si sektor shumë i rëndësishëm për vendin tonë, por gjithashtu edhe industria automobilistike, segmenti i automjeteve elektrike, ku u bisedua për mundësitë dhe potencialin të cilin vendi ynë e jep në këtë drejtim.

Roli i Odës është që të kontribuojë në përmirësimin e hapësirës së veprimit për biznesin, duke hapur dyert e bashkëpunimit me të gjitha institucionet relevante në vend.