OEMVP përmbylli me sukses Trajnimin për efikasitet energjetik

22.02.2024, Shkup – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në kuadër të shërbimeve të reja që ka filluar të ofrojë për anëtaret e saj, përkatësisht zbatimin e masave të reja për efikasitet energjetik përmes së cilave kompanitë do të zvogëlojnë konsumin e tyre të energjisë, realizoi me sukses Trajnimin mbi Efikasitetin Energjetik NMVM-ve.

Në modulin e sotëm i cili ishte i ndërlidhur me dy modulet paraprake, ku si trajnues ishin Qendra për Efikasitet Energjetik të Maqedonisë – MACEF, kompanitë anëtare të Odës patën mundësi të njoftohen më nga afër me Udhëzuesin për efikasitet energjetik të kompanive, përmes të cilit të punësuarit do të mund të zbatojnë masa për të përmirësuar efikasitetin e kompanive.

Si një prej parakushteve më të rëndësishme për investim në burime të rinovueshme të energjisë dhe efikasitet energjetik, pjesëmarrësit patën mundësinë të njoftohen me mekanizmat financiare dhe mbështetje teknike në dispozicion të kompanive. Përmes prezantimeve, anëtarët morën informata nga dora e parë nga Linjat kreditore të HALKBANK për efikasitet energjetik dhe burime të rinovueshme të energjisë, Linja kreditore për financimin e energjisë së gjelbër nga GFF Maqedoni dedikuar për NVM-të, si dhe për Programin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për këshillimin e bizneseve të vogla.

Si pjesë mjaft e rëndësishme e projektit, OEMVP angazhoi edhe furnizuesit e kompanive anëtare për të promovuar produkte dhe praktikat me efikasitet energjetik në të gjithë zinxhirin e furnizimit.

Kompania anëtare e odës KNAUF prezantoi se çfarë masash kompania në fjalë ka ndërmarrë për të gjetur zgjidhje më efikase dhe për të mbrojtur njëkohësisht ambientin. Gjithashtu kompania prezantoi produktet që ata prodhojnë të cilat ndihmojë dukshëm në reduktimin e harxhimit të energjisë.
Poashtu, kompania anëtar ECO ENERGIS prezantoi mbi trendet aktuale në fushën e burimeve të rinovueshme të energjisë, përfitimet nga të njëjtat dhe informata mbi qasje në këto burime duke përfshirë edhe produktet që ata ofrojnë.

OEMVP është e përkushtuar për të qenë në krah të anëtareve në transformimit të tyre drejt efikasitetit energjetik me qëllim që të bëhen më konkurrues në industritë e tyre përkatëse si dhe të përmirësojnë reputacionin e tyre me klientët, investitorët dhe palët e tjera të interesuara.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të Projektit të mbështetur nga USAID North Macedonia “Aktiviteti për Fuqizimin e Ekosistemit Afarist”, të implementuar nga Strategic Development Consulting.