Realizohet mbledhja e parë e Këshillit Drejtues të OEMVP

06.03.2024, Shkup – Në hapësirat e OEMVP-së u realizua mbledhja e parë e rregullt e Këshillit Drejtues të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore.

Këshilli drejtues si organ udhëheqës i OEMVP, diskutoi mbi aktivitetet të cilat janë realizuar gjatë periudhës Janar-Shkurt 2024, mbi Zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale dhe Platformën për zhvillim ekonomik të RMV-së  si dokument strategjik i Odës i cila do të prezantohet para partive politike. Ndër tjerash, u diskutua edhe për hulumtimin e fundit të përgatitur nga OEMVP “Manifesti ekonomik për zhvillim të përshpejtuar” dhe aktivitet që vijojnë gjatë periudhës në vijim.

Duke pasur parasysh që OEMVP gjatë periudhës së ardhshme katër vjeçare ka për qëllim kryesorë të luftojë ikjen e të rinjve nga vendi dhe zgjidhjen e problemit të fuqisë punëtore, në përcaktimet strategjike të saja për vitet 2024 -2027 në fokus do jetë po e njejta, me qëllim rritjen e konkurrueshmërisë së bizneseve dhe vendit tonë.

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore si gjithmonë do të vazhdojë të punojë me vendosmëri për të ndihmuar zhvillimin ekonomik të vendit dhe për të avancuar, mbrojtur dhe promovuar bizneset në vend dhe jashtë.