Në hapësirat e OEMVP-së u realizua trajnimi për anëtarët e OEMVP me temë “Zbatimi i procedurës së tranzitit”, Ngritja e Nivelit të Përgatitjes për Tregun dhe Transportin”.
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në kuadër të “Qendrës së Trajnimeve”, për anëtarët e saj organizoi trajnimin me temë “Zbatimi i procedurës së tranzitit”.
“Zbatimi i procedurës së tranzitit” nënkupton Procedurat e tranzitit të cilat përfshijnë të gjitha fazat dhe formalitetet që janë të nevojshme për të lejuar lëvizjen e mallrave nga një vend në një vend tjetër, duke përfshirë dokumentacionin e nevojshëm, autorizimet, dhe kontrollin e doganës. Këto procedura janë të rëndësishme për të siguruar që tranziti të kryhet në përputhje me ligjet dhe rregulloret e zbatueshme dhe për të shmangur ndërprerjet e panevojshme apo dënimet doganore.
Trajnimi ndihmon pjesëmarrësit të kuptojnë dhe të zbatohen këto procedura në mënyrë efikase dhe ligjore.
Në këtë trajnim mori pjesë një numër i konsiderueshëm pjesëmarrësish, të cilët patën mundësi të njiheshin me disa terma të ndryshëm:
- Afatet dhe rregulloret e tranzitit;
- Formalitetet në degën lëndore: procedura e rregullt dhe procedura e thjeshtuar;
- Formalitetet në zyrën e tranzitit;
- Formalitetet në zyrën e destinacionit;
- Formalitetet në degën destinacionit: procedura e rregullt dhe e thjeshtuar;
- Përfundimi i procedurës së tranzitit;
- Procedura e ekzaminimit dhe dëshmi alternative;
- Prezantimi i aplikacionit NKTS;
OEMVP mundohet vazhdimisht të kontribuojë për të mirën e anëtarëve të vet dhe njëkohësisht të krijojë ambient të përshtatshëm për të bë biznes.