Home / Lajmet / Lajmet e fundit / Кonferenca rajonale “Regional Invetment Promotion”

Кonferenca rajonale “Regional Invetment Promotion”

Кonferenca rajonale “Regional Invetment Promotion”

Në kuadër të projektit rajonal nga Western Balkan Fund,  Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe Odën Ekonomike të Malit të Zi organizuan konferencën rajonale “Regional Invetment Promotion” që ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit rajonal.

Kryetari i OEMVP, z. Nebi Hoxha si panelist në temën “Dhomat dhe sfidat e përkrahjes së bizneseve”, theksoi, bashkëpunimi mes shteteve në rajon është më se i domosdoshëm duke pasur parsyshë se të gjitha vendet në rajon përballen me probleme të ngjajshme.

Është fatkeqësi që të gjitha këto kriza që na kapluan përgjatë këtyre 2 viteve të fundit, ne nuk mundëm të kapitalizojmë nga marrëdhëniet e shkëlqyera, për të këmbyer informacione, mallra dhe shërbime e pse jo edhe fuqi punëtore për të mbajtur një stabilitet ekonomik si dhe për të kontrolluar sadopak krizën dhe dëmet e saja.

Mes tjerash ai theksoi se si regjion jemi të vegjël për të pasur aq shumë diversitet dhe aq shumë mos pajtueshmëri, dhe vlerësoj se shtetet në rajon luajnë rol të rëndësishëm njëra për tjetrën dhe pikërisht për këtë arsye në iniciativat e bashkëpunimeve ndërshtetërore duhet të ketë inkluzivitet për të gjithë.

Oda ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore është promovuese e kahmotshme e investimeve sa i përket Maqedonisë së Veriut, gjitahstu në bazë të misionit të saj për të organizuar, avancuar, mbrojtur dhe promovuar interesat e biznesit brenda dhe jashtë vendit, së bashku me sfidat e konkurrencës globale gjithmonë shef mundësitë për bashkëpunim rajonal mes bizneseve dhe qasjen drejt perspektivave euroatlantike.