OEMVP bëri bashkë këtë herë përfaqësues të stafit diplomatik të Ambasadës së Kosovës në Shkup dhe përfaqësues të bizneseve kosovare në Maqedoni
20.10.2022 Shkup-OEMVP në bashkëpunim me Ambasadën e Kosovës në RMV organizuan drekë pune me përfaqësues të bizneseve kosovare në vend.
Tashmë bashkëpunimi i Ambasadës me biznesin shqiptar në RMV, paraqet një angazhim serioz për të ngritur në nivel më të lartë bashkëpunimin ekonomik të të dy vendeve.
Gjatë takimit u diskutuan dhe shkëmbyen ide me alternativa konkrete për një bashkëpunim reciprok në favor të interesave të bizneseve kosovare në vend duke u ndalur veçanërisht tek rrjetëzimi i bizneseve.
Hoxha theksoi që Kosova është partner i rëndësishëm tregtarë i vendit tonë prandaj fokusi jonë ngelet në thelimin e bashkëpunimit tregtar mes vendeve për të arritur që të fuqizohemi në tregun rajonal dhe atë evropian.
Gjatë takimit u prezentua puna e Odës dhe misioni i saj që të avancojë dhe promovojë interesat afariste brenda dhe jashtë vendit.
OEMVP si përfaqësuese legjitime e interesave të komunitetit të biznesit ngelet e përkushtuar në avancimin e raporteve ndërshtetërore si dhe është gjithmonë e hapur dhe e gatshme për bashkëpunim në të gjitha fushat.