Formular i ri – Leje qarkullimi gjatë orës policore
Të nderuar anëtarë,Lidhur me Vendimin për përcaktimin e ekzistimit të gjendjes së jashtëzakonshme, i shpallur në Gazetën Zyrtare të RMV-së nr. 104/2020 nga data 17.04.2020 dhe Vendimi për ndalim dhe regjim të posaçëm të lëvizjes në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut i shpallur në Gazetën Zyrtare nr. 107/2020 nga data 22.04.2020, ku ndalohet lëvizja në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga e hëna në të premten në periudhë kohore prej në ora 19:00 deri në ora 05:00 në ditën e nesërme dhe në periudhë kohore nga ora 15:00 të shtunën deri në ora 05:00 të hënën, me qëllim të parandalimit të përhapjes së sëmundjesinfektive COVID-19 dhe mbrojtje të popullsisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut,për shkak të nevojës për të ruajtur vazhdimësinë e procesit të punës dheorganizimin e punës së kompanisë, në Takimin e Shtatë të Shtabit kryesor koordinues të krizës, i mbajtur më 22 mars 2020 ishte paraparëformulari për Leje për lëvizje të të punësuarve për kryerjen e punës në ndërrime dhe punës së natës.Lejado të jetë një konfirmim i lëvizjes së punëtorit në kushte të orëve policоrе dhe do të duhet të paraqitet për verifikim pranë organeve shtetërore. Leja e lëvizjes do të jetë e vlefshme vetëm përpersonin, emri i të cilit është i shënuar në atë leje. Për vlefshmërinë e lejes, kapacitetet prodhuese dhe ndërmarrjet e tjera gjatë kohëzgjates së orës policore, është enevojshme të vendosin formularin në memorandumin e firmës, me nënshkrimin dhevulën e personit përgjegjës në atë firmë. Leja e lëvizjes për punëtorët për kryerje të punës me ndërrime dhe punën e natës mund të lëshohet dhe të vlejë për më shumë ditë pune. Nëtë njëjtën kohë, i rikujtojmë personat juridik për detyrimin ligjor që të njoftojnë për punën në ndërrime dhe punën e natës Inspektoratin Shtetëror tëPunës, përkatësisht ata janë të detyruar të informojnë Inspektoratin e Punës(Inspektoratin Shtetëror të Punës). Është e nevojshme që operatorët ekonomikë qëkanë kapacitete prodhuese të rregullojnë orarin e tyre të punës sipas orës policore.
Më poshtë mund ta gjeni formularin e ri për lëvizjes gjatë orës policore: