Përfaqësues të OEMVP-së në takim me z. Talat Xhaferrin

OEMVP ka një rrjet të gjerë të bashkëpunimeve dhe vlerëson lartë bashkëpunimin me çdo institucion të vendit. Në frymën dhe traditën e bashkëpunimit me Kuvendin e RMV-së sot kryetari i OEMVP-së z.Nebi Hoxha me përfaqësues të tjerë të Odës vizituan z.Talat Xhaferrin për t’i urar sukses në punën që do të realizon duke pasur një ndër funksionet më të rëndësishme në vend. Gjithashtu, OEMVP uron që bashkëpunimi jonë të jetë i vazhdueshëm dhe së bashku të hapërojmë drejt sukseseve dhe anëtarësimit në BE.