Home / Lajmet / Lajmet e fundit / Përfaqësues të Bosnia Bank International në takim në OEMVP

Përfaqësues të Bosnia Bank International në takim në OEMVP

Përfaqësues të Bosnia Bank International në takim në OEMVP

Sot në OEMVP ishin të pranishëm përfaqësues nga Bosna Bank International, ku u pritën nga përfaqësuesit e odës, në krye me Kryetarin z. Nebi Hoxha.  Qëllimi i takimit ishte që të inicohet edhe nënshkrim i memorandumit mes BBI dhe OEMVP, me të cilin do të mund të zgjerohej bashkëpunimi mes kompanive tona anëtare dhe ato rajonale.

Poashtu, u bisedua edhe mundësia e pjesëmarrjes të kompanive tona anëtare në Sarajevo Business Forum, në të cilin pjesëmarrës janë mbi 8.000 pjesëmarrës, mbi 3000 kompani, si dhe do të mbahen mbi 1500 takime B2B. Karakteristika e këtij forumi është ajo që aty janë të ftuar edhe persona të lartë zyrtar nga rajoni dhe më gjerë.

Forumi u prezantua në mënyrë të detajuar që të ftohen sa më shumë kompani, të cilat do të mund të jenë pjesë e takimeve të organizuara B2B, paneleve, diskutimeve të ndryshme. Ky forum organizohet nga Bosna Bank International në bashkëpunim me Bankën Islame për Zhvillim, Bankën Islame të Dubait, Bankën Islame të Abu-Dhabit dhe partnerë të tjerë.