Kryetari i OEMVP z. Mendi Qyra kishte nderin dhe kënaqësinë të ishte pjesëmarrës në këtë ngjarje të rëndësishme, e organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, të cilët festuan 127 vjetorin duke shpërblyer kompanitë më të suksesshme shqiptare.
Kryetari Qyra kishte kënaqësinë të ndante çmimet për sipërmarrës shqiptarë që kanë shënuar rritje në vitin 2023.
Në këtë manifestim u vlerësua me çmim edhe kompania anëtare në OEMVP, Alla Kompani.
Me këtë rast OEMVP falënderon kryetarin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, z.Nikolin Jaka për mikpritjen dhe për kontributin e DHTIT në ngritjen dhe vlerësimin e biznesit shqiptar.






