OEMVP realizon me sukses Modulin e I-rë të trajnimit për Efikasitet Energjetik

08.02.2024, Shkup – Oda Ekonomike  e Maqedonisë Veri-Perëndimore për anëtarët e saj sot realizoi me sukses Modulin e parë të trajnimit për “Efikasitet Energjetik”.

Në këtë trajnim i cili ka për qëllim vendosjen praktikave për përmirësimin e efikasitetit energjetik të bizneseve, anëtarët u njoftuan me menaxhimin e konsumit të energjisë, përdorimin optimal të burimeve, si dhe masat dhe teknologjitë e disponueshme për të rritur efikasitetin energjetik, duke ndjekur tendencat ekologjike në BE.

Trajnimi i sotëm do të përcillet edhe në ditën e dytë (15 Shkurt 2024), dhe ditën e tretë (22 Shkurt 2024), ku anëtarët do të kenë mundësi të njoftohen nga afër me reduktimin dhe eleminimin e humbjeve energjetike si dhe kursim të energjisë.

Qendra e trajnimeve të OEMVP-së tani është aktive të ju shërbejë kompanive me trajnime të temave të ndryshme, duke përmbushur nevojat e tyre për aftësim dhe përgatitje të kuadrove të tyre.

Kjo iniciativë është pjesë e grant projektit të OEMVP “Liderët e Bizneseve të Gjelbërta” © i cili implementohet në bashkëpunim me Shoqatën për Menaxhim dhe Konsulencë MKA-2000 dhe realizohet në kuadër të Projektit të mbështetur nga USAID Maqedonia e Veriut “Aktiviteti për Fuqizimin e Ekosistemit Afarist”, të implementuar nga Konsulenca për Zhvillim Strategjik.