Presidenti i shtetit z. Pendarovski në takim pune – OEMVP prezanton Manifestin ekonomik për zhvillim të përshpejtuar.

Sot me datë 13.02.2024, në hapësirat e OEMVP u mirëprit Presidenti i shtetit z. Stevo Pendarovski. Takimi i organizuar u ofroi mundësi përfaqësuesve të biznesit njëkohësisht dhe anëtarë të OEMVP-së për të parashtruar pyetje dhe për të adresuar problematika me të cilat përballet sektori real i biznesit.

Gjithashtu, Presidentit i’u prezantua edhe analiza e OEMVP-së “Manifesti Ekonomik për zhvillim të përshpejtuar” i krijuar në bashkëpunim me institucionet akademike. Kjo iniciativë synon të ofrojë një vështrim më të thellë në rrjedhën ekonomike të shtetit prej pavarësisë së tij, duke identifikuar mangësitë dhe duke shërbyer si udhërrëfyes për të shprehur përparimin dhe vizionin për ekonominë në vitet e ardhshme.

Kryetari Qyra shprehi mirëseardhje dhe falënderim Presidentit dhe theksoi se në këtë takim pune do të shtjellohen edhe problemet me të cilat përballet sektori i biznesit dhe të merren masa për zgjedhjen e po të njëjtave, në bashkëpunim me të gjitha institucionet, me qëllim që  tregu të jetë i lirë dhe të kemi numër më të vogël të migrimit të fuqisë punëtore, ku kemi edhe analizën e detajuar në Manifestin e publikuar.

Presidenti Pendarovski u shpreh se “Biznesi kërkon parashikueshmëri dhe kërkon siguri ligjore“. Ai gjithashtu theksoi edhe problemin e fuqisë punëtore dhe ardhjen e teknologjive të reja në vend dhe se sa është vendi jonë në gatishmëri për të njëjtat. Ai gjithashtu theksoi se me bizneset anëtare të OEMVP-së do të realizojë edhe takime për mënjanim dhe zvogëlim të problemeve.

Manifesti trajton një sërë temash të rëndësishme dhe të ndjeshme për zhvillimin e vendit në të ardhmen. Temat e trajtuara përfshijnë:

  • Procesi i privatizimit-pasojat, zhvillimi i pabarabartë rajonal dhe papunësia,
  • Ekonomia joformale – si pengesë e vazhdueshme, migracioni ndër vite-ikja e fuqisë punëtore,
  • Zbatimi i drejtë i legjislacionit-reforma për institucione më efikase,
  • Republika e Maqedonisë së Veriut në vitin 2030.

Të njëjtën para anëtarësisë dhe Presidentit z. Pendarovski, e prezantoi Drejtori Ekzekutiv i OEMVP-së Durim Zekiri, duke shtjelluar pikat kryesore të cilat ky manifest synon që ti promovojë.

Në këtë takim pune, prezent ishin më shumë se 40 përfaqësues të kompanive vendore, të cilët nëpërmjet OEMVP-së arritën të i kanalizojnë shqetësimet dhe kërkesat e tyre tek Presidenti i shtetit si një nga institucionet kryesore në vend.

Ky takim rezultoi me një interakitivtet të anëtarëve dhe Presidentit të shtetit duke iu dhënë mundësia bizneseve të OEMVP drejtpërsëdrejti ti adresojnë problematikat dhe të marrin përgjigjet që aty nga ana e Presidentit të shtetit.