Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore uron Kryeministrin z.Xhaferi, thellohet bashkëpunimi në interes të biznesit
Kryesia e OEMVP-së me në krye me kryetarin e saj z. Mendi Qyra vizituan kryeministrin e ri të RMV-së z.Talat Xhaferin.
Në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin mes Qeverisë dhe sektorit të biznesit, si dhe përforcimin e relacioneve të krijuara në mes këtyre dy subjekteve.
Kryetari Qyra potencoi që OEMVP ka një sërë zgjidhjesh për problemet aktuale ekonomike zgjedhja e të cilave do të përmirësonte mirëqenien e qytetarëve por edhe do të nxiste zhvillim ekonomik të përshpejtuar.
Nikoqir i këtij takimi, kryeministri Xhaferi u shpreh se pavarësisht detyrës dhe pozicionit, ai do të vazhdojë të jetë një partner i rëndësishëm i OEMVP-së duke qenë se OEMVP çdo herë ka treguar dyer të hapura partneriteti për institucionet në momentet e duhura.
Me këtë OEMVP vazhdon të përforcojë statusin e saj si përfaqësues i bizneseve në vend, duke krijuar kanale të reja të adresimit të kërkesave dhe problematikave të anëtarësisë së saj.