OEMVP përkrah kompanitë e reja start-up
27 Shkurt 2017 – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në bashkëpunim me Fondin për zhvillim teknologjik dhe inovacion organizuan sot prezantim për thirrjen e katërt për instrumentet për Ko-financim të granteve për kompanitë e reja Start-up, spin-off dhe grantet për ko-financim dhe kredi të kushtëzuara për komercializimin e inovacioneve.
Fondi për inovacion dhe zhvillim teknologjik u bën thirrje për kompanive të interesuara që të aplikojnë për grante deri 30 mijë euro. Përveç kësaj thirrje, parashihet edhe mbështetja për dhjetë mikrokompani, kompanitë vogla dhe të mesme, që dëshirojnë të bëjnë komercializim dhe inovacion.
OEMVP në bashkëpunim me Fondin për inovacion dhe zhvillim teknologjik po punon në drejtim të mbështetjes së veprimtarisë inovative dhe promocion të biznesit duke promovuar shembuj të suksesshëm të sipërmarrësve të cilat në vitet e kaluara kanë punuar shumë për t’i realizuar idetë e tyre dhe për të sjellë gjëra inovative dhe shpresojmë që të njëjtat të jenë shembuj pozitiv edhe për ndërmarrjet e tjera, megjithatë edhe për të rinjtë që do donin të fillonin një biznes të ri.
Comments are closed.