Takim me Rrjetin e bizneseve të diasporës shqiptare
01 Mars 2017 – Sot Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore priti në takim Rrjetin e bizneseve të diasporës shqiptare. Gjatë takimit u diskutuan mundësitë e fuqizimit të kompanive shqiptare në tregjet botërore, duke përfshirë këtu edhe zonat e banuara me shqiptarë, duke synuar mbështetjen e zhvillimit të qëndrueshëm të këtyre vendeve dhe përfitimin nga këto tregje në zhvillim, ku shpenzimet operative janë akoma relativisht të ulëta dhe mundësitë për të bërë biznes janë të shumta.
Për të arritur këtë, OEMVP në bashkëpunim me Rrjetin e bizneseve të diasporës shqiptare diskutuan për mënyrat për të krijuar kushtet e domosdoshme për bizneset që të eksportojnë në tregjet globale.
Duke u nisur nga nevoja për funksionimin e një kanali institucional përmes të cilit do të orientoheshin investimet nga diaspora dhe ato të huaja në vendin tonë dhe viset tjera shqiptare, si dhe do të promovoheshin bizneset tona jashtë vendit, OEMVP edhe në strategjinë e saj ka paraparë si objektiv kryesor promovimin e sipërmarrësisë (shoqërore), risive, konkurrueshmërisë, përgjegjësisë shoqërore të ndërmarrjeve dhe rajonalizimit/internacionalizimit të bizneseve.
Comments are closed.