Pandemia e Kovid-19 është fatkeqsi e përmasave globale nga e cila u përfshi edhe vendi ynë. Për shkak të rrezikut që ajo paraqitte ndaj shëndetit, ekonomia e vendit në fillimet e pandemisë së Kovid 19, u mbyll tërësisht për disa muaj.
OEMVP si institucion i cili në thelb është i themeluar për të ndihmuar dhe avansuar klimën e të bërit biznes, përgjatë gjithë periudhës së krizës, përcolli më vëmendje situatën dhe paralelisht jepte sygjerimet e veta drejtuar Qeverisë dhe institucioneve tjera relevante, me qëllim që ata të merrnin hapat e nevojshëm për zbutje të pasojave negative të cilat ekonomia filloi t’i ndjen.
Kryetari z. Nebi Hoxha me përfaqësues të tjerë të OEMVP-së, sot realizuan takim me kompanitë e sektorit të Hotelierisë, sektor ky që përdallim nga tjerët, ende nuk është liruar nga restriksionet dhe vazhdon të thellohet në krizë.
Qëllimi i këtij takimi ishte që institucioni ynë të njoftohet me problematikat e këtij sektori më detajisht, në mënyrë që të punohet drejt krijimit të kushteve për punë si dhe përmirësim të situatës aktuale.
OEMVP dhe më tej do vazhdojë të kontribojë në përshtatjen e sektorit të biznesit në realitetin e ri dhe zbutjen e dëmeve të krijuara. OEMVP synon që të bëhet organizatë lider në përfaqësimin e interesave të bizneseve si dhe krijimin e mjedisit të përshtatshëm për zhvillim.







