05.07.2023 Shkup – Oda ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore përmes grantit të fituar nga Konsulenca për Zhvillim Strategjik (KZHS) në kuadër të Projektit të mbështetur nga USAID “Aktiviteti për Fuqizimin e Ekosistemit Afarist” do zgjerojë shërbimet që ofron për anëtarët e saj duke prezantuar një paketë krejtësisht të re shërbimesh.
Qëllimi projektit është te ofrojë ndihmë për një numër të caktuar te organizatave për mbështetje të bizneseve për te përmirësuar shërbimet e tyre për ndërmarrjet mikro, te vogla dhe të mesme, duke përmirësuar shërbimet ekzistuese dhe duke vendosur të reja, që të ndihmojnë anëtarët tyre te kapërcejnë ndikimin negativ të krizës së përgjithshme ekonomike dhe te promovojnë fuqizimin ekonomik të grave dhe barazinë ekonomike.
OEMVP në bashkëpunim me Management Consulting Association 2000 do të kontribuojnë në këtë qëllim duke ofruar shërbime të reja për kursimin e energjisë, diversifikimin e furnizimeve me energji, përhapjen e përshpejtuar të potencialeve të energjisë së rinovueshme për kompanitë tona anëtare. Projekti do të përqendrohet kryesisht në: Menaxhimin dhe efikasitetin energjetik, Menaxhimin e mbetjeve të materialeve energjetike dhe Avokim për bizneset e gjelbra.
OEMVP përmes grantit të ri me shërbime të reja për anëtarët e saj





