Më datë 17.09.2012, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore morri pjesë në manifestimin e Aleancës Kosovare të Bizneseve, e cila shënoi dekadën e parë të themelimit të saj. Në këtë eveniment ishin të pranishëm zyrtarë nga institucionet vendase dhe ato nga shtetet e rajonit.
“Sot kjo organizatë ka më shumë se 10.500 anëtarë, 7 departamente të udhëhequr nga ekspertët, 5 zyra regjionale dhe nga një zyrë në Itali e Zvicër. Shumë shpejt misioni jonë u bë tërheqës për institucionet dhe bizneset, duke u rritur me mbështetje reciproke”, tha Shahini, kryetari i AKB-së.
Aleanca filloi me 32 anëtar, tash ka mbi 10 mijë dhe kjo është fuqia dhe objektiva që aleanca ka tentuar gjatë gjithë kohës të fuqizon veten dhe bizneset, janë bërë zë i fuqishëm i biznesit dhe kanë pasur objektiv që gjatë gjithë kohës të forcojnë sektorin privat, ta modernizojnë komunitetin e biznesit dhe qëndrueshmëri për zhvillim ekonomik të Kosovës, duke promovuar vlerat ekonomike të saj, jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë.

Me rastin e shënimit të 10-vjetorit të themelimit të AKB-së, kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri – Perëndimore, z. Menderes Kuçi, i ndau mirënjohje kryetarit të Aleancës Kosovare të Bizneseve, z. Agim Shahinit për bashkëpunimin dhe kontributin e dhënë në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe në rajon.



