Dialog i hapur me Qeverinë

   Para më shumë se 250 biznesmenëve, kryeministri z.Nikolla Gruevski ka pranuar sot për herë të parë se Qeveria u ka borxh kompanive private. Kryeminstri para tyre bëri një rishikim të masave të ndërmarra vitin e kaluar dhe paralajmëroi masat e reja në drejtim të përmirësimit të klimës ekonomike.

  Një ndër masat që ka premtuar kryeministri, është edhe borxhi që shteti ka ndaj subjekteve afariste, i cili do të kthehet deri në muajin shkurt të vitit 2013. Kjo masë është ndërmarrë si rezultat i kërkesave dhe propozim masave anti-krizë që OEMVP-ja ia drejtoi qeverisë.

  “Nuk e dimë prej nga do të gjejnë paratë, kur në të njëjtën kohë ka edhe rritje të pensioneve, por meqë kryeministri ka premtuar, besojmë do të jetë ashtu.” – tha z. Menderes Kuçi, kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri – Perëndimore.

  Sipas shifrave jozyrtare që posedojnë biznesmenët, shteti u ka borxh rreth 200 milionë euro, shumë kjo që do të rritet edhe më shumë deri në shkurt të vitit të ardhshëm, kur Qeveria do ta paguajë ashtu siç ka paralajmëruar kryeministri.

  “Kriza ekonomike do të jetë sfidë me të cilën do të ballafaqohet biznesi dhe ekonomia, si dhe shteti”, ka deklaruar shefi i Qeverisë.


  Kryeministri gjithashtu ka deklaruar  se pret që vitin e ardhshëm të fillojë ndërtimi i një pjese të autostradave, në aksin rrugor Gostivar Kërçovë dhe Shkup-Bllacë. “Këto janë aksi rrugor Gostivar-Kërçovë dhe Shkup-Bllacë.

  Për autostradat e tjera filluam bisedime për kredi dhe për gjetjen e mënyrave të tjera për financim”, tha ai dhe shtoi se shpreson se në tre-katër muajt e ardhshëm Qeveria do të ketë rezultate fillestare nga ky veprim.

  Në këtë takim përveç biznismenëve, ishin prezent edhe mininistrat, përfaqësues të Odave ekonomike, institucioneve tjera shtetërore e tjerë.

 


06 COMMENTS

Comments are closed.