OEMVP takon ambasadorin Fetai, u diskutua rritja e shkëmbimit tregtar me Kroacinë

Kryetari z.Nebi Hoxha së bashku me drejtorin ekzekutiv z.Drilon Iseni, takuan në zyrat e OEMVP-së Ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kroaci, z. Milaim Fetain.
Në këtë takim mbi të gjitha u bisedua aspekti ekonomik si dhe maksimizimi i marrëdhënieve të mira mes dy shteteve në fjalë duke e shfrytëzuar të njëjtën për rritje të bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimit tregtar.
Përfaqësuesit e OEMVP-së shprehën gatishmëri për të ndihmuar në këtë proces duke qenë se OEMVP disponon me rrjet të maddh kompanish anëtare të cilat përgjatë viteve kanë shënuar rritje si dhe janë zgjeruar në tregjet rajonale dhe më gjërë.
OEMVP ngel në binaret e misionit dhe vizionit të saj të avancimit dhe rritjes së biznesit vendor, ku për qëllim final ka zhvillimin e shoqërisë në aspektin ekonomik.