Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe Byroja për zhvillim rajonal nënshkruajnë Memorandum bashkëpunimi

Sot Oda ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe Byroja për zhvillim rajonal nënshkruan Memorandum bashkëpunimi. Qëllimi i këtij memorandumi, ndër të tjera është që të sigurojë një kornizë për bashkëpunim dhe të lehtësojë dhe forcojë bashkëpunimin midis palëve në fushat me interes të përbashkët,  si p.sh:  Mbështetje për rritjen e kohezionit territorial dhe uljen e disproporcionit rajonal; Nxitja e zhvillimit të zonave rurale dhe zonave me nevoja specifike për zhvillim; Promovimi i qeverisjes efektive dhe inovative; Shkëmbimi i publikimeve dhe informacioneve në lidhje me zhvillimin rajonal dhe lokal.

Përmes këtij Memorandumi, palët synojnë që përmes mbështetjes reciproke dhe bashkëpunimit të ndërsjellë të kontribuohet në shfrytëzimin sa më të mirë të të gjitha potencialeve zhvillimore të rajoneve në RMV si dhe të kontribuohet në zhvillimin ekonomik të vendit.

OEMVP në strategjinë e saj katër vjeçare si qëllim horizontal i cili përputhet me të gjitha qëllimet tjera, është përcaktuar për promovim të zhvillimit të barabartë rajonal i cili është mjaft i rëndësishëm për rritje dhe zhvillim ekonomik të qëndrueshëm të një vendi.