Kryetari i OEMVP z. Mendi Qyra pret në takim kryetarin e OEMV-së z. Azeski.
Krytari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, z. Mendi Qyra sot priti në takim kryetarin z. Branko Azeski dhe nënkryetarët e Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut
Takimi u realizua me qëllim shkëmbimin e informacioneve dhe koordinimin e aktiviteteve në të ardhmen mes OEMVP dhe OEMV, për të kontribuar së bashkë në inkurajimin dhe strukturimin e dialogut në mes bizneseve dhe institucioneve tjera shetërore. Ndër tjerash z. Azeski uroi z. Mendi Qyra për postin e Krytarit të OEMVP-së, duke besuar që bashkëpunimi mes këtyre dy institucioneve do të vazhdoj edhe më fuqishëm.