Sot Oda Ekonomike e Maqeodnisë Veri-Perëndimore morri pjesë në takimin e organizuar në kuadër të Platformës për Dialogun Publiko-Privat, ku u bisedua rreth Ligjit për përkrahje financiare të investimeve, tarifat parafiskale dhe vendosjen e metodologjisë për uljen e tyre, statusin e ndryshimeve të parapara me Ligjin për marrëdhënie punë me propozim Ligjin e diela-ditë jo pune, propozim ligjin për tatimin në pronësi dhe pragun tatimor të të punësuarve në IT sektorin.
Platforma për Dialogun Publiko-Privat u krijua si përgjigje të nevojave dhe kërkesave për përfaqësimin e kompanive në bisedimet me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për përmirësimin e klimës së biznesit dhe pjesëmarrjen në procesin e miratimit të zgjidhjeve të reja ligjore si dhe aplikimin e zgjidhjeve më të mira për ligjet aktuale që shqetësojnë kompanitë.
OEMVP gjithmonë ndihmon që të dëgjohet zëri i kompanive dhe ndikon në përmirësimin e ambientit të të bërit biznes.
OEMVP në takim pune në kuadër të Platformës për Dialog Publiko-Privat






