Prezentim i projektit Top 100™ para studentëve të UNT-së

12.12.2022 Shkup, – Drejtori ekzekutiv i OEMVP-së, z. Drilon Iseni prezentoi para studentëve të UNT-së punën e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore duke paraqitur para tyre misionin, vizionin dhe objektivat strategjike të Odës si dhe projektin e saj më të madh Top 100™ i cili këtë vit organizohet për herë të 12-të.

Top 100™ është projekt i cili më është kthyer në traditë që ka për qëllim të nxit sipërmarrësinë si intrument kyç për konkurueshmërinë si dhe të jep një pasqyre më ndryshe për atë se çka ka ndodhur gjatë vitit të kaluar në komunitetin e biznesit.

Konform përcaktimit strategjik, OEMVP zgjodhi që këtë viti promovimin e projektit Top 100™ ta fillojë me prezentim para studentëve të UNT-së dhe të njejtët patën mundësi që përmes një prezentimi dhe Katalogut Top 100™ të njihen për së afërmi me mundësitë që Oda ofron për avancimin e tyre të mëtejshëm.