OEMVP-u mbajt Mbledhja e I-rë e Këshillit Drejtues
15.11.2022-Sot në hapësirat e Hotel Mercure -Tetovë, OEMVP mbajti Mbledhjen e I-rë konstituive të Këshillit Drejtues dhe Këshillit mbikëqyrës.
Në këtë takim u diskutua për çështjet operative të cilat ishin në rendin e ditës, duke filluar nga: Rregullorja e punës së anëtarëve të Këshillit Drejtues dhe ati Mbikëqyrës, Vizioni i punës së OEMVP-së gjatë mandatit katër vjeçar të kryetarit Z. Mendi Qyra si dhe u prezantua përmbledhja e aktiviteteve të shumta që janë realizuar gjatë viteve të kaluara, raporti për eventin TOP100 dhe pika tjera të ndryshme.
Oda Ekonomike е Мaqedonisë Veri-Perëndmore gjithmonë përkrahë bizneset, pa marrë parasysh sferën e tyre dhe punon vazhdimisht që të bëhet organizatë lider në përfaqësimin e interesave të bizneseve si dhe krijimin e mjedisit të përshtatshëm për zhvillim.