Koronavirusi ulë remitencat, rrezikon shumë biznese në Maqedoninë e Veriut

Drilon Iseni, drejtor i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, për Radion Evropa e Lirë thotë se kthimi i parave nga diaspora në formë të remitencave paraqesin një burim shumë të rëndësishëm për ekonominë e vendit.

“Këto mjete janë shumë të rëndësishme pasi ato injektohen në ekonominë e vendit edhe pse këto mjete kryesisht janë për qëllime sociale, ato ndikojnë në rritjen e konsumit. Por, do theksuar se ka më shumë raste që këto mjete kthehen edhe në formë të investimeve edhe atë të investimeve shumë të suksesshme|, thekson Iseni.

https://www.evropaelire.org/a/30620992.html?fbclid=IwAR1x6cU_yllSnqdwbkLYzgNI9shM3l5-W8oFKqkO48JzNocCTshFk7ZSU6Y