Konferenca rajonale “Ndikimi ekonomik dhe pasojat e krizës”
25.05.2021 – Prishtinë, u mbajt konferenca rajonale në kuadër të WBF me temë “Ndikimi ekonomik dhe pasojat e krizës”, nën organizimin e Odës së afarizmit të Kosovës dhe Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore.
Prezent në këtë ngjarje ishin kryetarët e odave rajonale, drejtorët e Odave, përfaqësues të ministrive dhe institucioneve nga gjitha vendet e rajonit të përfshira në raportin e nxjerë, si dhe të ftuar të tjerë të cilët ishin me prezencë fizike si dhe onlinë.
Kryetari i OEMVP-së z. Nebi Hoxha i cili ishte edhe panelist në këtë ngjarje, potencoi se bashkëpunimi i ndërsjellë mes odave të rajonit ka pasur ndikim pozitiv për sa i përket tejkalimit të barierave që kjo krizë i ka bartur me vete, si dhe kjo i ka bërë që Odat të jenë shëmbull i lidershipit edhe për elitat politike se si duhet shfrytëzuar këto pengesa dhe sfida për të bashkëpunuar.
Në kuadër të këtij projekti, u prezantuan edhe gjetjet e hulumtimit të ndikimit ekonomik dhe pasojat e krizës ku Drejtori ekzekutiv i OEMVP-së z. Drilon Iseni prezantoi gjetjet e hulumtimit për sa i përket Republikës së Maqedonisë së Veriut.
OEMVP vazhdon të përkrahë dhe mbështet ekonominë dhe bizneset, kështu duke e përforcuar edhe më tej statusin e saj si lidere në këtë fushë.