Konferenca “Diaspora Invest”

  Diaspora është njëri nga burimet më të rëndësishme financiare në rajonin e Pollogut, qoftë përmes remitencave ose siç mund të vërehet kohëve të fundit interesimit gjithnjë e më të madh për investime nga diaspora. Sido që të jetë, deri më tani nuk ka pasur ndonjë përpjekje të përbashkët për të stimuluar dhe ndjekur investimet nga diaspora as nga autoritetet lokale e as nga ato qëndrore. 

  Në këtë konferencë ishin prezent edhe ministri i ekonomisë z. Valon Saraqini,  znj. Teuta Arifi, kryetare e Komunës së Tetovës dhe kryetare e këshillit të kryetarëve për rajonin e Pollogut, Menderes Kuçi – Kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore dhe Ardian Spahiu, menaxher i Projektit Angazhimi i Diasporës në Zhvillimin Ekonomik në UNDP Kosovë. 

  Gjatë konferencës u bë prezantimi i rezultateve të hulumtimit për diasporën, nga ana e OEMVP-së, nga z. Arben Halili, drejtor ekzekutiv.

  Në panelin e diskutimit pjesëmarrës ishin kryetarja e komunës së Tetovës znj.Teuta Arifi,  kryetari i OEMVP-së z.Menderes Kuçi, drejtori gjeneral i NORMAK z. Aki Etemi, perfaqesuesi i ND Ballkan z. Faton Alili, drejtori gjeneral i Veze Sharri z.Arben Abdurrahmani dhe kryetarët e Pollogut.

  Kryetari i OEMVP-se tha se ajo që ne si OEMVP propozojmë, është krijimi i partneritetit efektiv mes bizneseve vendase dhe biznesit nga diaspora që demonstron potencialin për të kontribuar në rritjen e ekonomisë së Maqedonisë, duke përfshirë këtu  sipërmarrësit lokal, biznesin nga diaspora dhe start-up bizneset. Diaspora meriton më shumë përkushtim e punë të përbashkët me ta. Ne si OEMVP jemi të gatshëm të japim kontributin tone në përmirësimin e klimës së biznesit në vend e me këtë edhe përmirësimin e kushteve  për të bërë biznes në vendin tonë.

  “Paraprakisht duhet të mendohet që të kthehet besimi i këtyre investitorëve potencial sipas nesh gjithnjë, në institucione. Sepse përderisa ata nuk iu besojnë odave ekonomike, sepse odës tonë ekonomike më shumë i besojnë shumë më pak iu besojnë institucioneve tjera relevante. Pikërisht komunat i kemi zgjedhur si partner tonët sepse në këtë mënyrë do mund ta zgjedhim më mirë më përshtatshëm këtë problematikë”, tha z.Menderes Kuçi, kryetar i OEMVP-së.

  “Përpjekjet tona janë që sa më pak të pritet për cilëndo qoftë procedurë e cila lidhet me autorizimet e komunës, dhe po ashtu kërkojmë dhe vazhdojmë të kërkojmë nga pushteti qendror përshpejtimin e aktiviteteve në realizimin e projektit për zonën e lirë ekonomike”, deklaroi znj.Teuta Arifi, Kryetare e komunës së Tetovës.

  Tema që u diksutuan ishin:si të tërheqim investimet e diasporës në Pollog, roli i zyrës së diasporës në lehtësimin e investimeve të diasporës dhe strategjia pranverore 2014 për komunikim dhe qasje me diasporën.

  Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore do të asiston investistorët e ardhshëm duke u ofruar informacione për situatën ekonomike, plotësimin e nevojave për fuqi punëtore, përgatitjen e dokumentacionit dhe biznes planit, përmirësimin e zinxhirit të furnizimit si dhe duke ndihmuar në depërtimin e tregjeve të reja, si lokale ashtu edhe ndërkombëtare. Së fundmi qëllimin kryesor është të dëgjojmë nga diaspora se çka ju duhet atyre që ata të vendosin të investojnë në Pollog. Rekomandimet dhe konkluzionet nga diaspora në të ardhmen do të shërbejnë si bazë për përgatitjen e aktiviteteve të ardhshme të kësaj iniciative.

 

Comments are closed.