Mbledhje pune lidhur me procedurat doganore

20140129_122611_539505360

  Në kuadër të kampanjës për prezantim të risive dhe mënyrave të inspektimit të punës doganore, sot u mbajt mbledhje pune në Gostivar ku u prezantuan rreth tridhjetë objektiva kryesore të mbledhjes së punës. Takimet e drejtpërdrejta dhe diskutimet e temave më aktuale të punës së përditshme, mes afaristëve, përfaqësuesve të doganës dhe organeve të inspektimit u treguan si një nga mënyrat më të mira për tejkalim të problemeve eventuale, por edhe ndërtimit të bashkëpunimit më intensiv dhe më të suksesshëm reciprok me afaristët e rajonit të Gostivarit.

    Gjatë mbledhjes së punës u diskutua rreth procedurave të mbikëqyrjes së inspektimit ndaj dërgesave të vogla ose mostrave dhe licencave të duhura gjatë kontrollit të cilësisë. Mundësitë e lehtësimit dhe thjeshtësimit të mbikëqyrjes së inspektimit gjatë procedurave doganore, mundësitë për evitim të më shumë licencave për një lloj të mallit, thjeshtësim dhe përshpejtim të importit dhe eksportit nga aspekti i licencave të duhura, edhe kësaj radhe u diskutuan.