JUS-MB anëtarë i OEMVP-së që ndjek dhe implementon ndryshimet globale të punës
Kompanitë anëtarë të OEMVP-së edhe njëherë dëshmojnë që janë të gatshëm për investime në vend, me të cilat do të përmirësojnë kushtet e të bërit biznes si dhe në hapjen e vendeve të reja të punës. Kompania JUS-MB duke aplikuar standarde profesionale, bashkëkohore dhe duke investuar në fuqinë punëtore si bazë kryesore për zhvillim arrin në vitin 2020, vitin e krizës ekonomike të investon 2.7 milion euro dhe me këtë të zgjerojë bazën e vet. JUS-MB nga një kompani e vogël, biznes familjar sot është ngrit në një nivel të lartë si kompani me qendër private të distribuimit. Qendra për distribuim është me hapësirë 30.000m2.
Menaxhmenti i duhur i kompanisë nuk lejoi planet të ndalen, por duke u zgjeruar hapi dhe vende të reja pune që janë mjaft të rëndësishme në situata kur vendi shënon rënie ekonomike.