Delegacioni i OEMVP-së në Dubai Expo – Oda promovon RMV-në si vend atraktiv për investime të huaja
OEMVP e përfaqësuar nga Kryetari i saj Z. Nebi Hoxha ishte pjesë e delegacionit qeveritar në Dubai-Expo për të promovuar mundësitë e sjelljes së investimeve të huaja në vend.
Ai gjithashtu ishte panelist në Konferencën e Biznesit në Dubai-Expo, ku si temë diskutimi ishin Investimet e huaja dhe klima e biznesit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Z. Hoxha foli mbi qëndrimet dhe veprimtarinë e OEMVP në drejtim të tërheqjes dhe kanalizimit të investimeve të huaja në vend. Ai u shpreh që qëllimi i Odës është që përmes profesionalizmit dhe shërbimeve të ofroj një ambient afarist më të mirë në vend, me këtë duke ndihmuar në mënyre direket kompanitë e huaja të përshtaten në tregun tonë.
OEMVP si përfaqësuese legjitime e interesave të komunitetit të biznesit do të vazhdoj me profesionalizëm dhe vendosmëri të ndihmojë në afirmimin e bizneseve drejt vlerave evropiane dhe botërore.