Info sesion mbi propozim Ligjin e ri për mbikëqyrje inspektuese

30 Nëntor 2018 – Në drejtim të përmirësimit dhe implementimit më të lehtë të ligjeve në Republikën e Maqedonisë, Proekti i USAID partneritet për rregullativë më të mirë të biznesit, sëbashku më katër partnerët kyç: Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë, Oda Ekonomike e Maqedonisë; Oda Ekonomike për teknologji informatike dhe të komunikimit dhe Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore organizoi sot me datë 30 Nëntor 2018 një info sesion mbi propozimet dhe ndryshimet në Ligjin për mbikëqyrje inspektuese.

Qëllimi i kësaj ngjarje informative ishte të merret në konsideratë gjendja aktuale, të propozohen propozime më të përshtatshme që do të përfshihen në Ligjin e ri për mbikëqyrje inspektore, iniciminin e zgjidhjeve konkrete për të finalizuar ndryshimet e propozuara ligjore si dhe shtimin e akteve të caktuara ligjore që në detaje do të rregullojë zbatimin e rregullativës ligjore. Me propozimet specifike nga ky info sesion kishte për qëllim përmirësimin e rolit edukativ të inspektorëve që mëtej kompanitë të munden të vetë-rregullohen në bazë të akteve të përcaktuara saktësisht dhe për të parandaluar masat represive dhe dënimet.

Sesioni  informativ  ishte i hapur për të gjitha ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme në drejtim të përfshirjes së tyre në krijimin e Ligjit të ri për mbikëqyrje inspektore  nëpërmjet dorëzimit të propozimeve dhe sugjerimeve të tyre.