Kryetari i OEMVP-së panelist në “Konventën e parë të prodhuesve të Kosovës”
29 Nëntor 2018 – Sot në Emerald Hotel – Prishtinë u organizua “Konventa e parë e prodhuesve të Kosovës”. Qëllimi kryesor i organizimit të Konventës së Prodhuesve të Kosovës ishte fuqizimi i sektorit të prodhimit dhe promovimi i produkteve “Made in Kosova”. Rritja e qasjes së këtyre produkteve në tregjet e huaja si dhe qasja në edukim dhe aftësimi profesional i të rinjve ishin një nga temat kryesore të kësaj konvente të cilat u zhvilluan nëpërmjet sesioneve të ndryshme të kësaj konvente.
Pjesëmarrës të kësaj konvente ishte gjithashtu delegacion i OEMVP-së në krye me z. Nebi Hoxha i cili kishte nderin të jetë i ftuar si panelist ku diskutoi në temën Tregtia rajonale, mundësitë dhe sfidat e CEFTA-s.
Kosova është partner i rëndësishëm ekonomik dhe tregtar për Republikën e Maqedonisë. Qytetarët e Kosovës janë në TOP 5-6 vendet që vizitojnë Kosovën sipas Entit Shtetëror të Statistikës. Më pas, përveç numrit të turistëve që vijnë nga Kosova, këtu është edhe shfrytëzimi i shërbimeve shëndetësore në Maqedoni – u shpreh z. Nebi Hoxha. Ai apeloi që politika gjithmonë duhet të jetë në shërbim të biznesit e sidomos të prodhuesve duke u larguar barierat doganore dhe duke u lehtësuar barierat burokratike, gjithashtu theksoi se duhet të ngritet vetëdija e konsumatorëve që ti duan produktet vendore para atyre të huaja, përmirësim i infrastrukturës si dhe organizim i shoqatave prodhuese për ngritje të bashkëpunimit rajonal.