Home / Lajmet / Press / Hoxha: Partitë duhet të jenë të kujdesshme veçanërisht me ligjet ekonomike

Hoxha: Partitë duhet të jenë të kujdesshme veçanërisht me ligjet ekonomike

Hoxha: Partitë duhet të jenë të kujdesshme veçanërisht me ligjet ekonomike

Partitë duhet të reflektojnë mbi situatën reale e cila ka kapluar vendin, ku ekonomia është dëmtuar në nivel të konsiderueshëm, ndërsa në ditët e fundit shofim një rritje të numrit të të infektuarve të ri, si pasojë e së cilës u soll edhe ora policore.

Jemi në një periudhë shumë fragjile sa i përket ekonomisë dhe bizneseve, duke ia bashkangjitur këtu edhe regjistrimin i cili është ne prag. Andaj vlerësojme se partitë duhet të tregojnë maturi sidomos për ligjet ekonomike sepse biznesi është në pritje të ndihmës si nevojë e domosdoshme për shtetin dhe ekonominë e saj.

Ndërhyrjet dhe zhvillimet politike nuk duhen të jenë deri në atë pikë sa që dëmi kolateral të jetë shumë i madh sa që e tëre ekonomia të privohet nga ndihma shtetërore por edhe regjistrimi të vihet në rrezik edhe pse kemi shumë vite që e kërkojmë dhe është një proces i rëndësishëm që tregon gjendjen faktike demokrafike në vend si një ndër shtyllat kryesore për statistikat ekonomike të çdo shteti modern.-shprehet kryetari i OEMVP-së z.Nebi Hoxha për Sloboden Pecat.

Хоџа: Партиите треба да бидат претпазливи, особено за економските закони – Слободен печат (slobodenpecat.mk)