Më 11 Korrik 2025, në një ceremoni të veçantë, në orën 19:30, u bë prerja e shiritit të Hotelit “ËMBLA”, një investim vizionar i z. Mendi Qyra dhe kompanisë së tij, që i jep Strugës jo vetëm një hapësirë të re akomodimi, por një simbol të standardeve të reja në turizëm dhe mikpritje.
Ky hotel modern, i ndërtuar me ndjeshmëri për traditën dhe karakterin lokal, restorant me kuzhinë rreth 1000 metra katrorë dhe me 90 dhoma, do të punësojë mbi 100 persona, me çka edhe ndjeshëm godet papunësinë në atë qytet dhe jo vetëm.
Investimi do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të qytetit, përmes krijimit të vendeve të reja të punës dhe rritjes së ofertës turistike cilësore ku sipas z. Qyra, efekti pozitiv përveq se në Strugë, do të ndjehet edhe në Ohër por edhe Pogradec.
Në këtë ceremoni të kësaj ngjarjeje të madhe, prezent ishim shumë persona nga Qeveria, politika, ekonomia por edhe nga mediumet, ndërkaq nuk mungoi edhe një delegacion i OEMVP-së i përbërë nga anëtarë të kahmotshëm, Këshilli Drejtues, Këshilli mbikëqyrës, Drejtori ekzekutiv etj.
Për projektimin e arkitekturës dhe dizajnit u përkujdesën kompanitë më eminente të sektorit, anëtare të OEMVP-së, ku ndër to ishte edhe kompania anëtare e Këshillit Drejtues ARH KONCEPT
Hotel “Ëmbla” plotëson të gjitha standardet e një hoteli modern dhe përfaqëson një tjetër hap të rëndësishëm të z. Mendi Qyra në zhvillimin e qytetit të Strugës. Pas ndërtimit të urës përkujtimore dedikuar një figure të shquar lokale, përkrahjes së vazhdueshme të koncerteve dhe ngjarjeve kulturore, si dhe mbështetjes së krenarisë sportive të qytetit Struga Trim & Lum, kampione e dyfishtë në ligën elitare, ky investim në sektorin e turizmit është një tjetër dëshmi e vizionit dhe angazhimit të tij konkret për Strugën






