Forum Biznesi në mes kompanive të Maqedonisë dhe Estonisë

   Ministria e Ekonomisë, bashkë me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri – Perëndimore dhe Unionin e Odave Ekonomike, organizuan Forum Biznesi me kompanitë nga Estonia dhe Maqedonia. Nikoqir i delegacionit nga Estonia ishte Ministria e Ekonomisë, z. Valon Saraqini. 

  Ministrat, para fillimit të forumit, zhvilluan një takim në të cilin prezantuan mundësitë investuese në fushën e burimeve të energjisë, turizmit, minerale, IT sektorit e tjerë.

  Forumi prezantoi projektet investuese, sidomos në minerale, burimeve të energjisë dhe turizmit, si dhe reformat që qeveria ka bërë tashmë për të përmirësuar klimën e investimeve në vend.
Ministri z. Saraqini theksoi mundësinë e bashkëpunimit në mes institucioneve të Estonisë dhe Maqedonisë, si dhe ndërmarrjeve në formën e partneriteteve kur aplikojnë në thirrjet e hapura të CIP programës 2007-2013 dhe propozoi gjithashtu krijimin e një organi ekspert bilateral, i cili do të ndjekë shpalljet BE-së për zbatimin e programeve të BE, me qëllim për të krijuar projekte bashkëpunimi, kryesisht në fushën e transportit dhe infrastrukturës, të energjisë, mbrojtjen e mjedisit, turizmit dhe Promovimi i lëvizjes ndërkufitare të mallrave”, tha ministri Saraqini.


  Delegacioni, i udhëhequr nga ministri për zhvillim ekonomik dhe komunikim z. Juhan Parts, do të qëndrojë 3 ditë në Maqedoni dhe do të ketë vizita nëpër qytete të ndryshme, me qëllim të familjarizimit me kushtet e punës në Republikën e Maqedonisë dhe për të vizituar disa biznese.

           

Comments are closed.