Edhe një kërkesë e OEMVP-së miratohet – Kufizohet Marzha maksimale për distributorët e energjisë elektrike
Kërkesa e OEMVP-së për përcaktimin-kufizimin e marzhës fikse maksimale për distributorët e energjisë elektrike drejtuar ministrisë së Ekonomisë, u pranua dhe e njëjta sot, në seancën qeveritare u miratua.
Më 25.08.2022, OEMVP dërgoi propozim masat deri tek ministria e Ekonomisë për tejkalimin apo zbutjen e krizës energjetike. Në atë shkresë OEMVP adresoi 11 propozime, ndër të cilat ishte edhe kjo e fundit e cila sot kaloi në seancën qeveritare.
Përpjekjet e OEMVP-së vazhdojnë të zënë vend në krijimin e politikave makroekonomike, dhe si e tillë Oda vazhdon të mbrojë biznesin dhe ekonominë në përgjithësi, kështu duke i adresuar në kohë vërejtjet dhe kërkesat e anëtarësisë së saj.