Drejtori ekzekutiv i OEMVP z. Iseni, folës në seminarin për reorganizim të Ministrisë së ekonomisë

Drejtori ekzekutiv i OEMVP-së z. Drilon Iseni ishte i ftuar në Ditën e parë të seminarit të organizuar nga Ministria e Ekonomisë me temë “Reorganizimi I Ministrisë së Ekonomisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut“ ku edhe ishte folës si përfaqësues i komunitetit të biznesit për ti dhënë pikëpamjet që duhet të kihen parasysh dhe të adresohen.

Ndër vërejtjet të cilat z. Iseni i paraqiti ishin administrata dhe mos efikasiteti i sektorit publik dhe nëpunësve të saj, sepse kjo ndikon dhe reflekton edhe në punën e Ministrisë së ekonomisë sidomos në projektet dhe procedurat e ndërlidhura mes institucioneve. Gjithashtu ai potencoi se fuqizimi i ministrisë në fjalë është më se i domosdoshëm dhe se kështu shumë institucione të cilat janë të panevojshme do ishin asgjësuar.

Iseni ndër tjerash tha se gatishmëria e ministrisë për të bashkëpunuar me biznesin është për tu vlerësuar, mirëpo ende ka nevojë për reforma të mëdha siç është digjitalizimi, zgjerimi i paletës për përkrahje të sipërmarrësisë. Ai gjithashtu shtoi se ndër prioritetet e para të kësaj ministrie janë ndërtimi i kapaciteteve në sektorin energjetik, transparencën në procesin e dhënies së koncesioneve, harmonizim të regullativës ligjore konfor legjislacionit të BE-së etj.

Përfaqësuesit e OEMVP-së çdoherë janë të pranishëm në momentet kur duhet të mbrohet interesi i biznesit dhe i ekonomisë në përgjithësi, dhe se ky institucion vazhdon të kryej misionin e saj me të cilin edhe u themelua.