Delegacion nga Italia vizitë OEMVP

Shkup, 14 shtator, 2015 – Një delegacion nga Italia vizitoi Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore

Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, priti sot një delegacion nga Italia, të kryesuar nga Enriko Petrela, Kryetar i Asosacionit për themelimin e Institucionit të Odës Ekonomike në Republikën e Maqedonisë, së bashku me Ekspertin për marrëdhënie ndërkombëtare, Inoçenco Orlandi.

Kjo Odë është kryesisht e fokusuar në lidhjen dhe forcimin e biznesit maqedono-italian brenda dhe jashtë vendit.

Oda, gjithashtu mban lidhje me misionet diplomatike të Republikës së Maqedonisë në Itali, si dhe me autoritetet dhe organet tjera publike, me qëllim të promovimit të marrëdhënieve të ngushta tregtare, bashkëpunim ekonomik dhe teknik mes institucioneve, autoriteteve dhe kompanive për çështjet ekonomike dhe socialo-kulturore.

Të dy palët diskutuan për mundësitë e konkretizimit të bashkëpunimit në periudhën e ardhshme, për situatën ekonomike në vend dhe çështje të tjera që prekin bashkëpunimin mes dy vendeve.

Takimi, kryesisht ishte informativ, ndërsa në të ardhmen pritet të nënshkruhet dhe një memorandum bashkëpunimi mes dy palëve.

Comments are closed.