Trajnimi “Mbrojtja e Markave Tregtare për bizneset në zonën ndërkufitare”
Në kuadër të ditës të parë të trajnimit “Mbrojtja e Markave Tregtare dhe Patentave për bizneset në zonën ndërkufitare” – pjesëmarrësit kryesisht nga zona e Strugës, Dibrës, Manastirit dhe Tetovës, u njoftuan me procedurat, normat ligjore, përfitimet, të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga mbrojtja e markave tregtare. Koordinatorja e këtij Projekti Mirushe Xheladini, thotë se shumica nga bizneset që veprojnë në zonën ndërkufitare, nuk i kanë të njohura shumë procedurat e Mbrojtjes së markave dhe produkteve dhe patentimin e tyre, andaj u shpreh se trajnimet e këtilla ndikojnë shumë pozitivisht në ngritjen e vetëdijes dhe përmirësimin e klimës së biznesit.
Analiza që bëmë në terren,tregoi rezultate të mira dhe shumë nga bizneset hapën procedurat e aplikimit- theksoi ajo. Ky projekt zbatohet në partneritet me Entin Shtetëror për Pronësi Industriale dhe Drejtorinë e përgjithshme e patentimit dhe markave në Republikën e Shqipërisë. Në kuadër të ditës së dytë do të sqarohen procedurat administrative për mbrojtjen e markave dhe plotësimin e aplikimit dhe procedurave administrative për mbrojtjen me patentë. Ky Projekt, financohet nga Bashkimi Europian.
Comments are closed.