Bizneset mirëpresin Ligjin për dhurimin e ushqimit të tepërt – Radio Evropa e Lirë

Rreth 460 mijë qytetarë të Maqedonisë së Veriut nuk kanë mundësi të sigurojnë më shumë se një vakt ushqimi në ditë për shkak  varfërisë së skajshme, ndërkohë që vendi radhitet në pozitën e dhjetë në botë sa i përket hedhjes në mbeturina të ushqimit të tepërt, thonë nga organizata joqeveritare “Ajde Maqedoni”.

Ndërkohë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut thonë se po punohet në përpilimin e një ligji që do të rregulloj me norma ligjore kushtet që duhet plotësuar për dhurim të ushqimit të tepërt dhe i njëjti pritet të marrë dritë jeshile në Parlament deri në fund të këtij viti.

Afaristët, ndërkaq, thonë se do t’i ndihmojnë në masë të konsiderueshme kompanitë që merren me industrinë e ushqimit.

“Bizneset që përfaqëson oda jonë (Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore), kanë përgjegjësi shoqërore dhe gjithsesi se ata do të kishin interes të japin kontribut në atë që është e mirë e përgjithshme për shoqërinë. Çdo lehtësim tatimor është i mirëseardhur për biznesin, por mbi të gjitha duhet pasur parasysh faktin për zbatim të drejtë të ligjit, që të mos kemi drejtësi selektive” .

“Mund të themi se nisma që me ligj të rregullohet çështja e dhurimit të ushqimit të tepërt është e pranueshme për biznesin, por mbetet të shihen detajet e këtij propozim-ligji që të mund të flasim për efektin real të zbatimit të këtij ligji”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Drilon Iseni, drejtor i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore.

Për më tepër mund të lexoni në linkun: https://www.evropaelire.org/a/dhurimi-i-ushqimit-/30133485.html?fbclid=IwAR0Gl35hQSesw9BH07a8e4CTkgKOUoUkJNpgs5LYiWDfjhYrgy4IOEFC7cg