Bashkëpunim në vend të barierave – SITEL
Bizneset kërkojnë ta thellojnë bashkëpunimin e ndërsjellë, veçanërisht në fushën e tregtisë, në vend të pengesave. Për të shmangur dëmtimin e biznesit, ata presin një qasje më korrekte nga Maqedonia, por edhe nga Kosova, në lidhje me ndalimet e importit, pa marrë parasysh arsyen e për të cilat janë vendosur ato.
“Ne nuk kemi bërë ndonjë analizë, por shpresojmë që nuk do të ketë nevojë dhe se të dy palët do të veprojnë në mënyra ta arsyeshme për të shmangur situata të ngjashme në të ardhmen. Të dy vendet duhet të shikojnë ekonominë me një interes të përbashkët dhe mirëkuptim të ndërsjellë. Unë përmenda që çdo masë e ndërmarrë nga Qeveria duhet t’u raportohet në kohë bizneseve në mënyrë që ata të mos i vuajnë pasojat. Sigurisht, ne po përpiqemi drejt BE-së dhe rregullat duhet të jenë uniforme, në frymën e marrëveshjes së CEFTA-s ” u shpreh z. Drilon Iseni, Drejtor Ekzekutiv i OEMVP-së.
Për më tepër lexoni në linkun mëposhtë: https://sitel.com.mk/biznisot-bara-razumni-chekori-pri-nosenjeto-odluki-za-zabrani-za-uvoz?fbclid=IwAR0hY5uTT_owrLPJkC8cMGTPXa-OEgnyEucI71S3LWybYlQmngrCi-aWohw