Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore z. Mendi Qyra mirëpriti në takim Presidentin e Kolegjit Universitar Qiriazi, Prof. Gjokë Uldedaj.
Në këtë takim u shtjelluan shumë çështje të rëndësishme siç ishin identifikimi i mundësive për të thelluar bashkëpunimin ekonomik, nxjerrja e kuadrove të kualifikuar, rritja e përdorimit të inovacionit dhe teknologjisë në sektorët ekonomikë, identifikimi i fushave potenciale për bashkëpunim shkencor dhe teknologjik.
Bashkëpunimi i OEMVP me institucionet e arsimit është një hap i rëndësishëm, ku qëllimi kryesor është të shmangë zbrazëtirën mes kërkesës dhe ofertës në tregun e punës, si dhe të adresojë sfidat që lidhen me përputhshmërinë e kuadrove të punës me kërkesat e tregut të punës.





