Më 22 dhe 23 Dhjetor në hotel Lirak, Tetovë, u realizua trajnimi i fundit nga cikli i trajnimeve në kuadër të projektit Qëndrueshmëria financiare e OJQ-ve në bashkëpunim me sektorin e biznesit, implementuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në bashkëpunim me Fondacionin Albiz, projekt ky i financuar nga Unioni Evropian.
Në këtë trajnim morrën pjesë përfaqësues të OJQve nga Shkupi të cilët nëpërmjet ligjeratave, punës ekipore,shembujve konkret dhe prezantimeve fituan njohuri të reja mbi këto tema: identifikimi i partnerëve të mundshëm nga sektori i biznesit, avokimi dhe lobimi dhe komunikimi efektiv si mjet shumë i fuqishëm I cili duhet të praktikohet në mënyrën e duhur për të përcjellur mesazhin e duhur deri te sektori i biznesit dhe grupet e tyre qëllimore.
Qëllimi i këtyre trajnime ishte që 80 përfaqësues të OJQ-të nga Shkupi, Kumanova, Tetova, Gostivari, Kërçova, Dibra dher Struga prezente në ketë trajnime të përfitojnë aftësi nga këto fusha dhe në të ardhmen të kenë më të lehtë procesin e mobilizimit të mjeteve për realizimin e projekteve dhe ngritjen e qëndrueshmërisë së tyre.
OJQ-të duhet të kenë strategji sepse strategjia është qasja drejt realizimit të qëllimeve dhe të përcaktojnë se çfarë metoda do të përdorin për të implementuar strategjinë e tyre të komunikimit deri tek donatorët, krijuesit e politikave dhe publiku më i gjerë.
Ky cikël i trajnimeve dy ditorë u përmbyll me shpresë që në të ardhmen e afërt OJQ-të do të praktikojnë këshillat e trajnuesve brenda shoqatës së tyre dhe do të ndërmarrin hapa konkret veprimi.





