Bashkëpunimi ekonomik mes Italisë dh RMV-së, synim i OEMVP

Në hapësirat e OEMVP-së Kryetari z. Nebi Hoxha dhe drejtori ekzekutiv z. Drilon Iseni mirëpritën në  takim përfaqësuesit e asociacionit Italian API NORDEST.

Italia është ndër dhjetë partnerët më të mëdhej tregtarë të Maqedonisë së Veriut, prandaj qëllimi i takimit ishte rritja e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve dhe mundësisë për investime në RMV.

Po ashtu u bisedua për mundësitë për bashkëpunim në drejtim të tejkalimit të problemeve të cilat janë të përbashkëta për të dyja palët sikur tarifat e larta doganore dhe shumë pika tjera të rëndësishme.

OEMVP ngelet e orientuar nga promovimi dhe avancimi i interesave të komunitetit të biznesit brenda dhe jashtë vendit.