Apel deri tek kompanitë anëtare

Të nderuar anëtarë,

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore qëndron gjithmonë afër bizneseve në vend, duke Ju mundësuar kështu mbrojtjen e interesave të kompanive anëtare. Rasti i fundit që ka ndodhur me keqpërdorimin e emrit të kompanisë  tonë anëtare- GEMAK është shqetësues dhe apelojmë që të ndërmerren hapat e duhur.

Ne si Odë kujdesemi për imazhin dhe reputacionin e anëtarëve tanë, prandaj duke pasur parasysh problemin aktual, ndjejmë obligimin t’ju informojmë që ne si Odë ngrisim zërin kundër çdo keqpërdorim që ju bëhet anëtarëve tanë duke ju shkaktuar në këtë mënyrë dëme të konsiderueshme morale dhe materiale.

Problemi me të cilën po ballafaqohet kompania në fjalë ka të bëjë me atë që persona të caktuar, duke shfrytëzuar emrin e kësaj kompanie bëjnë porosi të ndryshme fiktive dhe mashtrojnë palën tjetër kontraktuese, prandaj apelojmë tek të gjithë anëtarët e Odës që të kenë kujdes dhe të kontrollojnë në detaje çdo porosi apo edhe ofertë që ju vjen nga kompania GEMAK apo edhe nga kompani të treta në mënyrë që të mos bini pre e keqpërdorimeve të tilla.

Në qoftë se keni dyshime në lidhje me porosinë konkrete ju lutem kontaktoni me sektorin е prokurimeve dhe logjistikës dhe konfirmoni në këto numra me personat përgjegjës:

  • Sektori i prokurimeve dhe logjistikës- 02 3137 500
  • Vladimir Causevski – 075 219 090
  • Zoran Spasovski – 075 499 949