Home / Lajmet / Lajmet e fundit / Hapja solemne e LEAR CORPORATION

Hapja solemne e LEAR CORPORATION

lear-tetove-093596-02497-034-960x54003 Nëntor 2016 – Në Zonën ekonomike zhvillimore në Tetovë sot u hap investimi i parë amerikan. Kompania Lear Corporation bëri promovimin e fabrikës, e cila deri në vitin e ardhshëm do të bëjë punësimin e rreth tre mijë personave. Zona e lirë ekonomike e Tetovës, e cila zë hapsirë prej 94,74 hektarë tashmë është një histori suksesi e partneritetit publiko-privat.

Lear Corporation është kompani që prodhon ulëse dhe pajisje elektronike për automobila. Fabrika në Zonën industriale në Tetovë është e 235-ta në botë, ndërsa Maqedonia është shteti i 35-të ku ata investojnë.