Politika për cilësi

MISIONI: OEMVP bën organizimin, avancimin, mbrojtjen e interesave dhe promovimin e bizneseve në vend dhe jashtë, përkrah sfidave të konkurrencës globale.

VIZIONI: Të bëhet institucion lider në përfaqësimin e interesave të bizneseve, si dhe krijimin e një mjedisi të favorshëm për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës.

Kryesia e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore është plotësisht e përkushtuar në vendosjen, mirëmbajtjen dhe përmirësimin e vazhdueshëm të Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë, në përputhje me kërkesat e standardit ISO 9001:2015.

Në drejtim të realizimit të misionit dhe vizionit të saj, Oda angazhohet për:

  • Përmirësim të vazhdueshëm të sistemit të menaxhimit të cilësisë dhe efektivitetit të tij;
  • Ofrimin e shërbimeve me cilësi të lartë, në kohë dhe profesionale për kompanitë anëtare;
  • Përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore në fuqi;
  • Identifikimin dhe menaxhimin e rreziqeve dhe mundësive që ndikojnë në cilësinë e shërbimeve;
  • Rritjen e kënaqësisë së kompanive anëtare përmes monitorimit dhe analizës së nevojave dhe pritshmërive të tyre;
  • Zhvillimin e partneriteteve me sektorin publik, privat dhe atë ndërkombëtar;
  • Mbështetjen e tranzicionit të gjelbër, zhvillimit të qëndrueshëm dhe zbatimit të standardeve të cilësisë;
  • Nxitjen e inovacionit, konkurrueshmërisë dhe internacionalizimit të bizneseve;
  • Zhvillimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të kompetencave, njohurive dhe motivimit të stafit;
  • Sigurimin e transparencës, profesionalizmit dhe etikës në punë;
  • Komunikim efektiv me të gjitha palët e interesuara;
  • Sigurimin e burimeve të nevojshme për arritjen e objektivave të cilësisë.
 
 

Politika për cilësi është publikisht e qasshme dhe përbën detyrim për të gjithë të punësuarit dhe bashkëpunëtorët e Odës.