Konkurs për punësim
Për nevojat e projekteve dhe aktiviteteve të saja, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, shpall konkurs për pozitën e mëposhtme:
- Asistent Projekti dhe Marrëdhënie me publikun (1 pozitë)
Kandidatët e interesuar për pozitën e shpallur, përveç kushteve të parapara me dispozitat ligjore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duhet të plotësojnë edhe kushtet e mëposhtme.
Kualifikimet e përgjithshme
- Diplomë universitare në shkencat ekonomike, shoqërore, të komunikimit, dhe marrëdhënieve me publikun;
- Njohuri të gjuhëve zyrtare në Maqedoninë e Veriut dhe gjuhës angleze, ndrësa njohuritë e gjuhëve tjera do konsiderohen si përparësi;
- Të ketë njohuri të shkëlqyer të punës me kompjuter (Microsoft Office pack dhe interneti);
- Njohuri mbi trendet dhe fushën e Marketingut Digjital.
Përvoja e punës
Së paku 2 vite përvojë pune, ndërsa përvoja në implementimin e projekteve paraqet përparësi.
Aftësitë e kërkuara
- Të ketë aftësi të komunikimit dhe analitike;
- Aftësi të shkëlqyera inter-personale;
- Aftësi organizative;
- Aftësi për të vepruar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Asistent i projektit P4G;
- Përgatitja e raporteve mujore dhe kuartale të projektit;
- Të asistojë Zyrën ekzekutive në aktivitetet e përditshme;
- Administrim të publikimeve në Web faqen dhe rrjetet sociale të Odës;
- Përgatitja e lajmeve dhe teksteve për aktivitetet e odës dhe projektet;
- Përkthim të lajmeve dhe teksteve për publikim në Web dhe rrjetet sociale;
- Përgatit Press Clipping;
- Të kryejë edhe detyra të tjera shtesë, me kërkesë të Drejtorit ekzekutiv.
Kohëzgjatja
Pozita Asistent Projekti dhe Marrëdhënie me publikun nuk është e afatizuar. Kandidati i përzgjedhur do të kalojë fazën provuese prej 3 muajsh.
Procedura e aplikimit
Për pozitën e shpallur, Ju lutemi dërgoni biografi (CV) dhe letër motivimi në gjuhën shqipe dhe angleze, si dhe dëshmitë për kualifikimet e nevojshme arsimore, përvojën e punës, kurset e ndjekura dhe referencat (në gjuhët origjinale) drejtpërdrejtë në zyrat e OEMVP, nëpërmjet postës në adresën Dimitrija Cupovski nr.13, 1000 Shkup Maqedoni e Veriut ose postës elektronike info@oemvp.org.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të kontaktohen.
Konkursi mbetet i hapur 7 ditë nga data e publikimit.
Dokumentet e dorëzuara pas afatit, nuk do të merret në konsiderim.





